4.Kafazi/fleta e punës (pjesa e II)

Përshëndetje!

Herën e fundit,e kisha lënë çështjen e zhvillimit të një kafazi/flete pune,në përshkrimin e përmasave të përshtatshme për botim.
Një përmbledhje e shkurtër:
Pra,përmasat që përdoren më dendur në volumet ose fletushkat e tregimit pamor,janë 17×21.Këto përmasa mund të ndryshojnë në bazë të traditave të vizatimit dhe të botimit nëpër botë dhe për më tepër theksoj se fleta e punës origjinale, ka përmasa më të mëdha se ato që gjejmë në fletushka pas faqosjes dhe botimit.Punohet më lehtë kur çdo gjë është e zmadhuar.I rëndësishëm është fakti i mos teprimit të detajeve,sepse në botim shumë prej tyre humbasin ose akoma më keq,marrin pamjen e njollave të bojës.Përmasat e kafazit në fletën origjinale të punës si shpjegova në artikullin e dytë, hiqet nga diagonalia e fletes së botimit,duke shtuar me kujdes të njëjtat centimetra si anash dhe poshtë.Një gjë që ka mundësi ta përsëris akoma edhe shumë herë(fatkeqësisht është një nga gabimet më të rëndomtë të bërë nga vizatuesit fillestarë, duke nisur nga unë vetë në fëmijëri e adoleshencë), është fakti thelbësor i lënies së një hapësire të paktën 1 centimetër si anash dhe lart e posht fletës së punës.Edhe hapësira midis dritareve të brendëshme është shumë e rëndësishme(jo,një vijë tushi e gjërë nuk mjafton për ndarje,është antiestetike dhe tradhëton menjëherë nivelin e zotësisë të artistit).Është mirë të lihen të paktën 3-5 milimetra hapësirë midis dritareve.

Si paralajmërova në postimin e mëparshëm, ky artikull do zhvilloj përgatitjen e një flete pune nga layouti (skica),në lineart (fleta përfundimtare).Llojet e kafazëve nëpër botë kanë disa ndryshime mes tyre :kafazi amerikan,francez/belg,italian,japonez.

Kafazet francez dhe italian,në mënyrë të ngjashme janë më skematikë dhe ndjekin zakonisht format e shiritit të vizatuar të fillimit të shekullit të XX.Janë shumë të përshtatshëm për histori njëvijëzore e novela grafike,shpesh me ritëm të ngadalte.Ai japonez i njohur si manga është më dinamik,me forma gjeometrike të çrregullta që i japin leximit një ritëm të shpejtë ,i përshtatshëm për histori aventurash dhe veprimi.Në mënyrë të ngjashme me atë japonez,edhe kafazi amerikan duke trajtuar tematika heroike që ilustrojnë beteja ,është më i lirë,i jep shumë rëndësi veprimeve dhe karakterizohet nga inkuadratura tipike që në fjalorin e vizatuesve quhen posaçërisht “amerikane “.
Në fillim të viteve ’90 edhe vizatuesit evropianë të tregimit pamor,nisin të dalin nga skema e kafazit-shirit.Fillon kështu seria e historive më dinamike si “Nathan Never” ,një seri historish fantashkencore, krijuar nga Michele Medda, Antonio Serra dhe Bepi Vigna,nisur së botuari në 1991 nga Sergio Bonelli Editore.Ndryshe nga botimet e tjerë më “klasikë” edhe në librin pamor evropian tashmë nis të përhapet në masë një tregim më dinamik dhe i gjallë,me dritare më pak skematike e ndonjëherë pa konture fare.Titujt e tillë në ditën e sotme janë të shumtë. Njëri prej tyre,nga më të bujshmit,i hyr në treg në 2013 nga Sergio Bonelli Editore,është “Orfani”,gjithashtu një seri fantashkencore krijuar nga Roberto Recchioni dhe Emiliano Mammucari,me stil më të lirë dhe krejt me ngjyra,si ai amerikan.

Në këtë artikull si fillim,do shpjegoj në vija të përgjithshme hartimin e një flete pune, Në atë vijues edhe përshtatjen e skenimit në kafazin që kemi zgjedhur të përdorim.
Së pari,në bazë të ndarjeve të faqeve të skenimit që kemi zgjedhur (ose përpunuar vetë),ndajmë hapësirën në dritare.Në rastin konkret,po përdor për ilustrim disa shembuj te faqeve te ndryshme qe kam bere para disa vitesh:një historie bizzaro fiction frymëzuar nga folklori shqiptar me kafaz bonelian dhe dy seri vetembyllese te shkurtra nga legjenda klasike shqiptare me faqe te hartuar me afer stilit amerikan.Pa hyrë shumë në detaje mbi historite ne fjalë,shpjegimi përqendrohet në hartimin e fleteve te punes të përdorura si shembull.

Gjëja e parë që duhet bërë pa nisur ende përpilimin e kafazit,është studimi i personazheve dhe grumbullimi i modeleve si për gjallesat dhe për sfondet.Një tjetër “rregull i art”që ka mundësi ta përsëris vazhdimisht edhe në të ardhmen,është ai i përdorimit përherë të modelëve.Gati asnjë vizatues,as ata më të talentuar, punon pa patur përpara modelin e asaj që do të vizatoj.Sado të jemi të mësuar me riprodhimn e një subjekti të veçantë, kujtesa njerëzore fatkeqësisht lë mangut përherë ndonjë detaj(vëreni ndryshimin mes vizatimeve të botuara në tregimet pamorë dhe ato të autografëve të bëra nëpër Comicon-e nga i njëjti artist ,afërsisht,aq sa i lejon kujtesa në atë çast pa referime pamore).Modelët pamor mund t’i gjeni kudo,rivista,internet,ose në rast të personazheve të krijuar nga hiçi,edhe statuja 3D në argjilë që të ndihmojnë të vizatosh të njëjtin personazh në inkuadratura e vendvendosje të ndryshme.Per tu ndihmuar gjate punes sidomos per ekspresionet e fytyres ose pozicionet e trupit,mund te perdorni edhe veten tuaj te pasqyruar ne nje copez pasqyre.(Pasqyra shpesh ben pjese ne serine e mjeteve te punes se vizatuesit.)Personalisht përdor shpesh modele të gjetur në internet,e kuptohet që personazhi juaj s’duhet të jetë kopje identike e fotos që keni gjetur vërdallë.Modeli është i dobishëm më tepër për detaje të përgjithshme ,dritëhije,përmasa.Karakteristikat që do ta bëjnë të gjallë atë vetë dhe historinë që tregon,duhen studiuar e përpunuar enkas.


Pas studimit te skenarit dime sa flete do kete gjithesej historia jone.Per te patur nje ide te sakte si do jete pamja perfundimtare pas lidhjes se fletushkes,vendndodhja e dritareve nga faqja ne faqe,e dialogeve dhe onomatopeve nese ka,kur behet versioni i pare i layoutit do te ishte mire ne nje ose disa flete A3,te bejme disa flete pune te nje pas njeshme ne miniature.S’ka rendesi cilesia e vizatimeve dhe skicave ne kete faze.Rendesi ka kemi nje ide te pergjitheshme te punes sone,te mos rrezikojme te perserisim te njejtat inkuadratura,ose te gabojme cilesine e bojatisjes ne faqet qe perputhen.


Pas skicave te shpejta te faqeve te punes,niset layouti i seciles flete pune nje nga nje.Ne kete faze puna behet gjithmone e me cilesore:llogaritet mire hapesira dhe vendndodhja e titullit,rete me dialoge,onomatopete.Inkuadraturat dhe pamja e personazheve dhe ambienteve qe i rrethojne behen dora dores me te gjalle ,me dritehije dhe thellesi skene.Kur te jemi te kenaqur nga cilesia e punes se bere me laps,eshte çasti bojatisjes ose ngjyrosjes.Se pari lehtesohet shenja e lapsit ,mundesisht me nje gome buke,per te lehtesuar keshtu edhe kalimin e penelit ose penes me boje mbi flete.(Para se te beni vizatimin perfundimtar me laps,beni disa prova ngjyrosjeje ne fleten qe keni zgjedhur.Jo te gjitha jane te pershtatshme per bojatisje.Zakonisht ato me te perdorurat ne keto raste kane gramaturen 250-300 g/m2.Nese keni ne dispozicion vetem flete me pak cilesore,s’ka problem,mund te lini punen tuaj vetem me laps.Lehtesoni e korrigjoni pak shenjen e lapsit me gome buke ose nje gome te zakondeshme te mbajtur lehte dhe perfundoni fleten perfundimtare me nje laps me maje te forte.Ka shume vizatues profesionist neper bote qe fletushkat e tyre i botojne direkt me laps pa bojatisje.)
Ne dy prej shembujve qe shoqerojne artikullin,”Omeri i ri” dhe “Crrenjosje”,shenja e lapsit eshte lehtesuar krejt para ngjyrosjes.Ne vend te saj,eshte perdorur si vije baze nje laps pastel bezhe,asnjanes ne ngjyrosje me çfaredo lloj materiali qe vendosni te perdorni.Ngjyrosja ne kete rast behet me nivele,si ne vizatimin dixhital,nga bazat deri ne shtimin e ngadalte te detajeve qe mbushin skenen ose i japin jete personazheve.Bojatisja eshte ne fakt me e shpejt si teknike krahas ngjyrosjes dhe nese jeni ne fillim e ende po ushtroheni ne tregimin pamor,ju keshilloj te merreni vetem me bojatisje per tu ushtruar sa me shume ,e per te provuar me teper teknika ose stile.Nese stili juaj eshte ai manga,ne vend te penes ose penelit me shishe boje,do te ishte me mire te perdorej rapidografi per bojatisje.Ka te llojeve te ndryshem,me maja nga te holla si fije floku deri tek trashesia e nje peneli normal.


Eshte e mundur edhe perzjerja e te dyja teknikave,bojatisje dhe ngjyrosje,(me afer stilit amerikan te ilustrimit).Nese vendosni te ushtroheni ne kete lloj punimi,nga pervoja ime me vizatimin tradicional,do t’ju keshilloja te perfundoni nje here ngjyrosjen e vetem ne fazen e fundit te shtoni konturet dhe hijet me boje.Ndryshe nga vizatimi dixhital ne ate tradizional,kur perdoret teknika e perzjere e materialeve,ekziston rreziku i mosperputhjes se cilesise se materialeve te punes dhe rezultati perfundimtar sidomos kur punohet ne fleten origjinale,le shume per te deshiruar.

Se shpejti shpresoj te mund te pergatis nje video te shkurter qe tregon konkretisht llojet e bojatisjes dhe materialet qe perdoren per kete teknike,si ato tradicional(pena,peneli, boja) dhe ato me jashte standartit artistik(sfungjeri,brisku,furça e dhembeve,peceta leter,kripa etj).

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...