2.Kafazi/fleta e punës(pjesa e I)

Përshëndetje!

Në artikullin e dytë lidhur me ndërtimin e një tregimi pamor,do flas mbi organizimin e fletës së punës(tabloja që me anë të figurave dhe të fjalëve ose onomatopeve,bashkarisht ose veç e veç,harton një histori të përcjell tek lexuesi).Tematikat e historive të tregimit pamor janë ashtu si dhe në letërsinë e shkruar, të larmishme sipas mesazhit që duan të kalojnë,të grupmoshave ose shijeve të krijuesit ose lexuesit.

Dy fjalë mbi fillesat e paraqitjes grafike të tregimit pamor.

Arti i kinematografisë me mjetet e para eksperimentale,e ka gjenezën në fund të shekullit të XIX.Gati njëkohësisht,në 1894,u bë i njohur për publikun “The yellow kid” (“Djaloshi i verdhë”) i krijuar nga Richard Felton Outcault.Në formën e njohur si “strip”(“striscia”,”shirita”),kjo seri historish e ambientuar në New York-un multietnik të fund shekullit,dalë bardhë e zi e pak vite më pas me ngjyra,vuri në pah jo vetëm një personazh (“Yellow kid” ,i veçantë në llojin e tij që më vonë ,në fillim të viteve 2000 do hynte në olimpin e personazheve Marvel),po vuri bazat e tregimit pamor modern.

“The yellow kid” krijuar në 1894 nga Richard F. Outcault,konsiderohet si paraardhësi i tregimit pamor modern.Ashtu si në shfaqet e para kinematografike,historia paraqitej në një seri sekuencash.Nga viti 2003,në serinë “Runaways” (Marvel),Yellow kid është një nga protagonistët.

Ashtu si në artin kinematografik,historia e një tregimi pamor zhvillohet në sekuenza me pamje,fjalë ose edhe hapësira bosh,që në mënyrë të një pas njëshme,tregojnë një histori.Botimet e para në masë,si në Sh.B.A. dhe në Evropë ,në gjysmën e parë dhe në mes të shekullit të XX,ishin shpesh copëza shiriti në fund të revistave dhe gazetave të njohura të asaj periudhe.

snoopy-peanuts-mostra-striscia-fumetto-03-1024x292

Seria e historive në formë shiritash të Snoopy-t,një nga më të njohurat në botë ,pjesë e serialit të ndodhive  Peanuts krijuar nga Charles M. Schulz në 1950.

Me rritjen e interesit të lexuesit për një mënyrë të tillë tregimi historish,lindi nevoja edhe për botuesit të organizonin ndryshe përhapjen e kësaj rryme hibride arti.Historitë e para të botuara në revista më të specializuara mbi tregimin pamor,ishin të njëjtat histori të botuara prej kohësh në formë shiriti. Për të mos ndryshuar shumë metodën e punës, redaktorët e parë të marr me këto projekte,nuk bën gjë tjetër, veçse e përpiluan nga pikëvështrimi grafik një fletushkë tregimi pamor,duke vënë bashkë njëra mbi tjetrën shiritat në fjalë.

aquilanellagiungla_tavola2.jpg

“Corto Maltese”,seri tregimesh krijuar nga Hugo Pratt,dalë për herë të parë në 1967 me historinë “Një baladë e detit të kripur”,botuar në seri në periodikë të ndryshëm francez dhe italian,është shembull tipik i kafazit dhe renditjes së dritareve në një tregim pamor.

Për shumë dhjetëvjeçarë, paraqitja në shirita, të ndarë zakonisht në tre rreshta me 2-3 dritare secili,është konsideruar si mënyra më e përshtatshme për tregimin e historive të vizatuara.Në disa vende të botës ende parapëlqehet kjo mënyrë,edhe pse këto 40 vitet e fundit,shumë artistë,në mënyrë vetjake ose me përkrahjen e shoqerive botuese të mëdha,kanë thyer rregullat,dikur të ngurta, të tregimit pamor.
Sot,për të patur një gjurmë më të fortë tek lexuesi,shpesh ndeshemi me personazhe që dalin nga dritaret e tablosë,hapësira të tëra ,gati sa vetë tabloja,të lëna bosh për një dramatizim më të fuqishëm të historisë. Megjithëse kjo paraqitje grafike për çastin gjykohet si më e përshtatshme për tregimin pamor të stileve të ndryshëm nëpër botë, ka raste që kthimi i ikonografisë klasike të këtij zhanëri së bashku me histori origjinale, krijojnë një firmë njohëse më mbresëlënëse tek lexuesi(“Watchmen” i Alan Moore dhe Dave Gibbons me ndarjen skematike në nëntë dritare).

watchmen3

“Watchmen” ,novelë grafike e krijuar nga Alan Moore dhe Dave Gibbons,botuar nga DC Comics në 1986.

Nga pikëvështrimi teknik, një fletë pune,pavarësisht nga ndarja e brendshme e dritareve,është mirë të ketë përreth një hapësirë të paktën të një cm.Zakonisht,përmasa në botim e një faqeje të përfunduar është 17cmx25cm.Të paktë janë artistët që punojnë mbi një format shtypi(kush përdor këtë mënyrë pune ,e bën për të mos humbur shumë detaje gjatë punimit).Për të lehtësuar llogaritjen e hapësirës së punës dhe boshllëkut përreth për lidhjen në botim,gjëja më e mirë në rast të punës mbi një fletë të një formati të madh, A3 për shembull,është të lihet 1 cm hapësirë në anën e sipërme dhe të majtë të faqes,të shënohet lehtë me laps dhe vizore përmasa klasike 17×25 e një flete pune dhe me një diagonale të hequr drejt pjesës së fletës ende bosh,të të shtojmë si poshtë dhe djathtas të njëjtat centimetra deri sa na e lejon fleta.Hapësira mes dritareve është mirë të jetë të paktën tek 3-5milimetra,për të mos rrezikuar një rrëmujë të pashmangshme gjatë leximit.

Page_1

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...